Rama publikon pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Shkodër
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodrës. Kreu i qeverisë njofton se kjo do t’i hapë rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të Shqipërisë 2030 në BE. “Mirëmëngjes…

Lajme
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodrës.
Kreu i qeverisë njofton se kjo do t’i hapë rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.
“Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.