Rama publikon fotografi të projektit të tunelit të rrugës “Agim Ramadani”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpërndarë projektin e tunelit të rrugës “Agim Ramadani”, që pritet ta transformojë qendrën e qytetit. Rama ka thënë se tuneli është në fazën e prokurimit, dhe vlera e këtij projekti pritet të kushtojë rreh 6 milionë euro. “Transformimi i Prishtinës po vazhdon Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është…

Lajme

24/04/2024 12:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpërndarë projektin e tunelit të rrugës “Agim Ramadani”, që pritet ta transformojë qendrën e qytetit.

Rama ka thënë se tuneli është në fazën e prokurimit, dhe vlera e këtij projekti pritet të kushtojë rreh 6 milionë euro.

“Transformimi i Prishtinës po vazhdon

Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit.

Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.” /Lajmi.net/