Rama publikon fotografi nga Pediatria në QKMF në Prishtinë: Kur punohet për qytetarët e jo për pushtet, ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi nga reparti i Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Ai ka thënë se kur punohet për qytetarët e jo për pushtet, ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë. “Ai shihet në çdo shërbim dhe përjetohet nga çdo familje që hyn në këto hapësira…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi nga reparti i Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ai ka thënë se kur punohet për qytetarët e jo për pushtet, ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë.
“Ai shihet në çdo shërbim dhe përjetohet nga çdo familje që hyn në këto hapësira në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet. Ky është standardi që ndërtojmë në Kryeqytet, institucione publike moderne, funksionale dhe në shërbim të secilit qytetar”, ka shkruar Rama.
Ky reagim i tij ka ardhur pas fotografive që janë publikuar nga një qytetare ku shihet gjendja e tmerrshme e Klinikës së Pediatrisë në QKUK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: