Rama pritet si mbret në Francë: Me Macron shtrëngojnë duart në Pallatin Elysee
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është pritur sot në Pallatin Elysee, në Paris, nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Dyshja janë kapur të shtrëngojnë duart, ndërsa iu drejtuan mediave, para një dreke pune. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderua në ceremoninë e…
Lajme
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është pritur sot në Pallatin Elysee, në Paris, nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Dyshja janë kapur të shtrëngojnë duart, ndërsa iu drejtuan mediave, para një dreke pune.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderua në ceremoninë e mbajtur në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja u pritën në portikun e hyrjes nga Ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, Gjeneral korparmate Christophe Abad.
Më pas, Kryeministri, i shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane, përshkoi Oborrin e Nderit, në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës.
Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës vijuan protokollin e ceremonisë e më tej Kryeministri Rama i shoqëruar nga Komandanti i Trupës parakaloi para togave të Gardës.
Nderimet ushtarake para Kryeministrit Rama u paraqiten nga një detashment i përbëre nga orkestra e Gardës Republikane dhe tri toga te regjimenteve të Këmbësorisë së Gardës Republikane.