Rama pret në takim kryetarin e ri të Bujanocit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës. Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kryeqyteti do të mbështes Komunën e Bujanocit me krijimin e inkubatorëve të biznesit për teknologji…

Lajme

22/08/2024 16:11

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kryeqyteti do të mbështes Komunën e Bujanocit me krijimin e inkubatorëve të biznesit për teknologji informative dhe të komunikimit.

Ai mes tjerash ka thënë se kanë vendosur themelet e bashkëpunimit tonë në fushën e arsimit, kulturës dhe të shërbimeve publike.

“Është jo vetëm kënaqësi por edhe obligim i yni që të mbështesim shqiptarët atje. Këtë do të bëjmë jo vetëm përmes shkëmbimit të përvojave por duke gjetur mundësi për financimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e Bujanocit”, ka shkruar Rama.

Ndër të tjera Rama tha se me Pajazitin u dakorduan që takimi i radhës të mbahet në Bujanoc.

“U dakorduam që takimin e radhës t’a mbajmë në Bujanoc”, ka përfunduar Rama. /Lajmi.net/