Rama premton tjetër rritje pagash për mjekët dhe infermierët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka premtuar tjetër rritje pagash për mjekët dhe infermierët. Lajmin e dha lajmin në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT, por nuk ka preferuar të japë një datë se kur mund të ndodhë rritja e pagave për mjekët dhe infermierët. “Pavarësisht se i kemi rritur pagat nuk…

Lajme

21/02/2025 17:30

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka premtuar tjetër rritje pagash për mjekët dhe infermierët.

Lajmin e dha lajmin në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT, por nuk ka preferuar të japë një datë se kur mund të ndodhë rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.

“Pavarësisht se i kemi rritur pagat nuk kemi mendimin që jeni shumë të kënaqur dhe jam i bindur se do e mirëprisnit një rritje tjetër. Këtë e kemi parasysh edhe pa na e thënë. E kuptojmë që ka edhe më mirë dhe patjetër që me autonominë spitalore dhe me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët“, tha Rama.