Rama poston video duke i larguar mbeturinat: Kryeqyteti është i qytetarëve jo i sabotuesve

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka publikuar një video ku shihet kompania e pastrimit duke i larguar mbeturinat e grumbulluara  kryeqytet. Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja Pastrimi ka ndërprerë shërbimin për largimin e tyre për shkak të mos pagesës së borxheve. Rama shkruan në postimin e tij se “kryeqyteti është i qytetarëve jo i sabotuesve”.…

Lajme

14/05/2025 20:40

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka publikuar një video ku shihet kompania e pastrimit duke i larguar mbeturinat e grumbulluara  kryeqytet.

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja Pastrimi ka ndërprerë shërbimin për largimin e tyre për shkak të mos pagesës së borxheve.

Rama shkruan në postimin e tij se “kryeqyteti është i qytetarëve jo i sabotuesve”.

Postimi i plotë:

Sabotazha nuk kalon!

Do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat alternativë që kemi në dispozicion për largimin e mbeturinave!

Kryeqyteti është i qytetarëve jo i sabotuesve!