Rama për vendimin e Kushtetueses ndaj Ballukut: U hoq një precedentë i rrezikshëm
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot në episodin e dhjetë të podcastit “Le të flasim”, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që hoqi pezullimin nga detyra për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Rama tha se ky vendim, i dha fund një precedenti unik në botë ku gjykatësi dhe prokurori morën kompetencat e qeverisë dhe kuvendit. “Në…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot në episodin e dhjetë të podcastit “Le të flasim”, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që hoqi pezullimin nga detyra për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Rama tha se ky vendim, i dha fund një precedenti unik në botë ku gjykatësi dhe prokurori morën kompetencat e qeverisë dhe kuvendit.
“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet, ndërsa në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit kërkon medoemos një reflektim ndërinstitucional, jo vetëm mbi këtë rast por mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të sistemit të ri të drejtësisë”, deklaroi shefi i qeverisë shqiptare.