Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

Rama pas vdekjes së Velos: Çfarë trishtimi

18:30 | 7 Maj 2020

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare arkitekti, piktori, Maks Velo.

Ditën e sotme bëhet me dije se ka ndërruar jetë arkitekti, piktori, Maks Velo në moshën 84-vjeçare.

Pas këtij lajmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vdekja e Velos është trishtim.

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Lexo edhe: 

Vdes në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo

Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. /TCH