Rama njofton për digjitalizimin e gjobave në trafik

Kryeqyteti ka vendosur standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave. Kështu ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i komunës Përparim Rama i cili tha se në koordinim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore duke u dakorduar lidhur me…

Lajme

30/10/2024 14:21

Kryeqyteti ka vendosur standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i komunës Përparim Rama i cili tha se në koordinim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore duke u dakorduar lidhur me digjitalizimin e gjobave të trafikut.

“Pikat kyçe të dakordimit përfshijnë: Monitorimin dhe menaxhimin e trafikut me pajisje moderne dhe digjitalizimin e të dhënave, Njoftimin e kundërvajtësve përmes adresave elektronike të pronarëve të mjetit (telefon, e-Kosova), Dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje Rama tha se kjo marrëveshje përfshinë përdorimin e pajisjeve të avancuara që mund të monitorojnë automjetet në kohë reale dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar trafikun. /Lajmi.net/