Rama: Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se vendi i tij u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave. Pas kësaj, të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. ”Një tjetër hap…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se vendi i tij u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave.
Pas kësaj, të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
”Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025. Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, shkruan Rama në X.