Rama ngushëllon familjarët e viktimave në Koçan, shpreh gatishmëri për ndihmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë në Kocan të Maqedonisë së Veriut. Ai ka ngushëlluar familjarët e gjithë viktimave. “Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të…

Lajme

16/03/2025 10:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë në Kocan të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka ngushëlluar familjarët e gjithë viktimave.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.”