Rama: Nëse qytetarët lirohen nga pagesat nuk dëmton ‘Trafikun Urban’, nuk varen nga biletat që shiten – profiti është i dizajnuar edhe me Bankën Evropiane

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë sot në konferencë për media, ku ka kërkuar nga Qeveria që të zhbllokojë fondet e bllokuara për kryeqytetin, të cilat ndikojnë në funksionimin e Trafikut Urban. Rama e ka cilësuar situatën si një “bllokadë të jashtëligjshme” dhe ka bërë thirrje që kryeministri dhe ministri përkatës të reflektojnë dhe…

Lajme

25/11/2025 11:46

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë sot në konferencë për media, ku ka kërkuar nga Qeveria që të zhbllokojë fondet e bllokuara për kryeqytetin, të cilat ndikojnë në funksionimin e Trafikut Urban.

Rama e ka cilësuar situatën si një “bllokadë të jashtëligjshme” dhe ka bërë thirrje që kryeministri dhe ministri përkatës të reflektojnë dhe ta trajtojnë çështjen si prioritet, raporton lajmi.net

“Kjo është bllokadë e jashtëligjshme, uroj që të reflektojë kryeministri edhe ministri të bëhemi bashkë dhe ta zgjedhim si problem”, tha ai.

i pyetur nga gazetarë se mëse qytetarët lirohen nga pagesa, a dëmtohet trafiku urban? Rama tha shkurt se jo, pasi që janë kalkulime që nuk dëmtojnë ‘Trafikun Urban’.

“Jo nuk i dëmton, sepse është i paguar për kilometër, ata nuk varen nga biletat që shiten, pra edhe kjo është e kalkulume dhe të gjithë janë e kanë profitin që është i dizajnuar edhe me Bankën Evropiane. Kjo është një sitem për me i ndihmu qytetarëve, trafikut në kryeqytet dhe me ec përpara – problemi qëndron te bllokada, 35 milionë që janë të bllokuara ato duhet me u transferu sot dhe sot zgjidhet ky problem”, tha Rama në konferncë për media”, tha Rama në konferencë./Lajmi.net/