Rama nënshkruan vendimin: Komuna e Prishtinës siguron transportin për veteranët që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare në Tiranë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar sot vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë. Në një deklaratë publike, kryetari Rama theksoi se ky vendim është një shprehje e respektit institucional dhe mirënjohjes publike…

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar sot vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë.
Në një deklaratë publike, kryetari Rama theksoi se ky vendim është një shprehje e respektit institucional dhe mirënjohjes publike për ata që sakrifikuan për lirinë e vendit. “Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës, por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare,” tha ai, transmeton lajmi.net.
Kryetari i Prishtinës shtoi se kryeqyteti do të mbetet shembull i kulturës politike dhe i respektit për vlerat e luftës çlirimtare dhe familjet e dëshmorëve. Ai shprehu gjithashtu nderim për të gjithë ata që, sipas tij, “e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë”.
“Ju takon respekti i një kombi të tërë,” përfundoi Rama, duke konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e paralajmëruar në Tiranë dhe duke përcjellë mesazhin e bashkimit dhe solidaritetit mbarëkombëtar.
Postimi i plotë:

