Rama: Ne varemi nga humori i Allahut, do t’i shesim energji Evropës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Kryeministri Edi Rama tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Evropian, përmes projektit të përbashkët me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. “Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë…

Lajme

14/01/2026 12:11

Kryeministri Edi Rama tha se përmes hidrocentraleve, synon të shesë energji të rinovueshme në shtetet e Bashkimit Evropian, përmes projektit të përbashkët me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës”, tha Rama në fjalën e tij në panelin Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi.

“Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama. (A2 Televizion)