Rama në takimin me Kallas: Folëm për sfidën e madhe të procesit të anëtarësimit në BE, jemi në linje me të gjitha aspektet
Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas sot ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit, Rama është shprehur se kanë pasur një takim pozitiv, duke treguar se kanë folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Kemi pasur një takim si gjithmonë…

Lajme
Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas sot ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit, Rama është shprehur se kanë pasur një takim pozitiv, duke treguar se kanë folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Kemi pasur një takim si gjithmonë shumë pozitiv, mes nesh dhe Bashkimit Evropian nuk ka asnjë problem, apo çështje të hapur, përkundrazi, kemi një linjëzim të plotë në të gjithë aspektet, gjë që shprehet më së miri edhe në politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila është 100 për qind e linjëzuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”.
“Kemi folur sidoqoftë për sfidën e madhe të procesit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian, për kalendarin shumë ambicioz të dakordësuar me komisionin për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027”, u shpreh Rama.
Ai gjithashtu u shpreh se në këtë takim kanë folur edhe për rajonin dhe për problematikat në rajon.
“Kemi folur edhe për rajonin dhe për problematikat në rajon, në një moment kur ne e kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e të gjithë rajonit, ku fatmirësisht të gjitha vendet kanë synim të shpallur strategjik, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ku ky destinacion është një pikë referimi, jashtëzakonisht e dobishme dhe ndihmuese për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që të gjithë së bashku duhet të hedhim në të përditshmën tonë, në mënyrë që jo thjesht secili prej nesh të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, po i gjithë ky rajon të bëhet pjesë organike e familjes së bashkuar evropiane”, u shpreh tutje Rama.