Rama nuk tërhiqet nga vendimi- tani kërkon ndihmë nga kryetarët e komunave të tjera që t’i mbledhin mbeturinat në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama  gjatë ditës së sotme u takua me disa kryetarë të Komunave ku është diskutuar për gjendjen alarmante me mbeturinat në Prishtinë. Rama pas takimit, ka thënë se Komuna e Prishtinës, në koordinim me komunat tjera aksionare, do të ndërmarrë veprime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në ndërmarrje. Ai…

Lajme

20/05/2025 14:47

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama  gjatë ditës së sotme u takua me disa kryetarë të Komunave ku është diskutuar për gjendjen alarmante me mbeturinat në Prishtinë.

Rama pas takimit, ka thënë se Komuna e Prishtinës, në koordinim me komunat tjera aksionare, do të ndërmarrë veprime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në ndërmarrje.

Ai tutje shtoi se komunat do të angazhojnë operatorë privatë për të siguruar vazhdimësinë e mbledhjes së mbeturinave në territoret përkatëse.

Postimi i plotë:

“Ndërmarrja “Pastrimi” ndodhet në një gjendje të rënduar për shkak të keqmenaxhimit të vazhdueshëm dhe mungesës së përgjegjshmërisë së menaxhmentit. Në këtë situatë të krijuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal, komunat do t’i ndihmojnë njëra-tjetrës sipas nevojës së krijuar.

Komuna e Prishtinës, në koordinim me komunat tjera aksionare, do të ndërmarrë veprime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në ndërmarrje, me synim që të mbrohet mirëqenia e punëtorëve, pagat dhe vendet e tyre të punës dhe të sigurohet funksionimi normal i ndërmarrjes.

Komunat do të angazhojnë operatorë privatë për të siguruar vazhdimësinë e mbledhjes së mbeturinave në territoret përkatëse, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe garantimin e një mjedisi të pastër.

Komunat kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë për të inicuar mënjeherë procedurat e decentralizimit të ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi”./Lajmi.net/