Rama në Paris
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Paris, me ftesë të kryeministrit francez, Manuel Valls.

Lajme
Sipas të dhënave rreth axhendës së tij në kryeqytetin francez, raportohet se kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në orën 09:30 me homologun e tij në selinë e qeverisë franceze.
Temat që janë paraparë të diskutohen janë lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare me qëllim të integrimeve evropiane.