​Rama në Nju Jork: Shqipëria ishte pjesë e një sulmi të orkestruar kibernetik nga Irani

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sot serish Iranin për sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, duke thënë se Kombet e Bashkuara duhet të përqendrohen më seriozisht për të trajtuar sigurinë kibernetike. Ai në fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka thënë se Tirana zyrtare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin për…

Lajme

24/09/2022 18:22

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sot serish Iranin për sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, duke thënë se Kombet e Bashkuara duhet të përqendrohen më seriozisht për të trajtuar sigurinë kibernetike.

Ai në fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka thënë se Tirana zyrtare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin për shkak të sulmeve kibernetike.

“Korrikun e kaluar Shqipëria ishte pjesë e një sulmi të paprovokuar kibernetik përqendruar me synim për të paralizuar shërbim elektronik e për të vjedhur të dhënat nga sistemi i komunikimeve qeveritare, krijoi kaos në vend. Një hetim i thellë dhe i gjatë i kryer nga ekpertiza më e mirë botërore ndaj sulmeve kibernetike ka konfirmuar pa dyshim se sulmi kibernetik ishte një agresion i orkestruar nga Republika Islamike e Iranit. Për një sjellje të përgjegjshme qeveria shqiptare nuk pati asnjë zgjedhje tjetër veçse të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Iranin… I bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara të përqendrohet më konkretisht dhe seriozisht për të trajtuar sigurinë kibernetike”, ka thënë Rama.