Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordan, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare, shkruan rtsh.al. “Aman, Jordani – I nderuar…

Lajme

08/12/2025 13:43

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordan, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare, shkruan rtsh.al.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme.