​Rama në Hagë: NATO rol kyç në ndërtimin e një terminali ushtarak

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e tij të vjetër, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se në fokus të bisedës ishin angazhimet e Aleancës në…

Lajme

24/06/2025 18:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e tij të vjetër, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se në fokus të bisedës ishin angazhimet e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe projekti strategjik i Portit të Ri të Durrësit, ku NATO pritet të ketë një rol të rëndësishëm me angazhimin për ndërtimin e një terminali ushtarak.

Një tjetër pikë kyçe e diskutimit ishte përgatitja për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, një zhvillim që përforcon rolin e Shqipërisë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në rajon dhe më gjerë.