Rama në Durrës, do ta vizitojë Veliajn në paraburgim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit për të takuar Erion Veliajnë në qendrën e paraburgimit në Durrës. Veliaj u transportua sot nga blloku i sigurisë në Tiranë. Në seancën e zhvilluar të mërkurën, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës,…

Lajme

13/02/2025 12:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit për të takuar Erion Veliajnë në qendrën e paraburgimit në Durrës.

Veliaj u transportua sot nga blloku i sigurisë në Tiranë.

Në seancën e zhvilluar të mërkurën, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.