Rama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE. Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në një takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkruan ATSH. Kryeministri Rama do të marrë pjesë…
Lajme
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.
Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në një takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkruan ATSH.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.
Në këtë takim marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.