Rama: Në 2026 paga minimale në Shqipëri do shkojë 500 euro
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pjesë nga programi i Partisë Socialiste për periudhën pas vitit 2025, duke njoftuar se paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 400 euro në 500 euro, duke hyrë në fuqi nga janari 2026. Rama theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e nivelit të jetesës dhe…

Lajme
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pjesë nga programi i Partisë Socialiste për periudhën pas vitit 2025, duke njoftuar se paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 400 euro në 500 euro, duke hyrë në fuqi nga janari 2026. Rama theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në rritjen e nivelit të jetesës dhe të pagave për qytetarët shqiptarë.
Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij është realizuar një rritje e madhe e pagave mesatare dhe minimale, duke shpjeguar: “Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro.”
Për pagën minimale, Rama theksoi se ajo ka kaluar nga 157 euro në 400 euro dhe pritet të arrijë në 500 euro deri në qershor të vitit 2026. “E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot.Ai shtoi se shumica e bizneseve në Shqipëri tashmë ofrojnë paga minimale më të larta se ajo që është e përcaktuar ligjërisht”, tha Rama.
Rama theksoi se këto ndryshime janë pjesë e programit të PS për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe për të ofruar mundësi më të mira për të rinjtë dhe të punësuarit në vend.