Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”. Stërvitja zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. “MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit…

Lajme

07/06/2025 08:48

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”.

Stërvitja zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

“MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.