Rama e fton Çekun për “debat të hapur publik”: Ministria e Kulturës ka zgjedhur rrugën e mashtrimit, ka bllokuar çdo projekt transformues
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka reaguar Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në lidhje me bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet. Rama thotë se Ministria e Kulturës po bllokon çdo projekt të propozuar nga ta. Ai gjithashtu ka ftuar publikisht ministrin e Kulturës në një debat të hapur…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka reaguar Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në lidhje me bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet.
Rama thotë se Ministria e Kulturës po bllokon çdo projekt të propozuar nga ta.
Ai gjithashtu ka ftuar publikisht ministrin e Kulturës në një debat të hapur televiziv.
Postimi i plotë i Ramës:
“Sot, Ministri i Kulturës ka zgjedhur sërish rrugën e mashtrimit dhe propagandës, duke vazhduar me të pavërtetat e radhës për të justifikuar bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet! E ftoj publikisht Ministrin e Kulturës, bashkë me ekspertët e tij, në një debat të hapur publik”, shkroi ai.