Rama: Mbi 4 mijë herë janë përdorur biçikletat e Prishtina Bikes, kjo po e tregon interesin e qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4 mijë herë që nga lansimi i projektit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Rama u shpreh se që nga lansimi i projektit vetëm në 30 ditët e para këto biçikleta janë përdorur mbi 4 mijë…

Lajme

04/10/2024 14:36

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4 mijë herë që nga lansimi i projektit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Rama u shpreh se që nga lansimi i projektit vetëm në 30 ditët e para këto biçikleta janë përdorur mbi 4 mijë herë.

Sipas tij kjo gjë ka dëshmuar interesin e madh të qytetarëve për këtë mënyrë të qëndrueshme transporti.

“Që nga lansimi i projektit, në vetëm 30 ditët e para, biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4,000 herë, duke dëshmuar interesin e madh të qytetarëve për këtë mënyrë të qëndrueshme transporti”, ka shkruar Rama.

Ai tutje ka thënë se përveç kësaj janë krijuar edhe 5 mijë e 154 llogari të reja në aplikacionin nextbike.

“Përveç kësaj, janë krijuar 5,154 llogari të reja në aplikacionin nextbike, që tregon për interesim të shtuar në përdorimin e biçikletave, duke sjellë përfitime për shëndetin, mjedisin dhe uljen e trafikut në kryeqytet”, shkroi Rama. /Lajmi.net/