Rama: Kurti më tha se si t’ia jap Dua Lipës 17 hektarë tokë, kur ajo përkrah Bernie Sanders e jo Bidenin
Përparim Rama ka rrëfyer se si Albin Kurti i kishte thënë se s’mund ta përkrahte në vendimin për t’ia dhënë 17 hektarë tokë Dua Lipës, shkaku që ajo përkrahte senatorin amerikan Bernie Sanders për President të ShBA-së, e jo Joe Biden-in. “Zoti Kurti, e mbaj mend si sot, ishim ulur si me ty, zoti Kurti…
Lajme
Përparim Rama ka rrëfyer se si Albin Kurti i kishte thënë se s’mund ta përkrahte në vendimin për t’ia dhënë 17 hektarë tokë Dua Lipës, shkaku që ajo përkrahte senatorin amerikan Bernie Sanders për President të ShBA-së, e jo Joe Biden-in.
“Zoti Kurti, e mbaj mend si sot, ishim ulur si me ty, zoti Kurti i kishte ministrat andej, unë drejtorët këndej dhe më tha: po si me ia dhënë unë 17 hektarë Dua Lipës, çka thotë Joe Biden kur dëgjon që unë po ia jap Dua Lipës 17 hektarë kur ajo përkrah Bernie Sanders.
Unë mendova që po bënte shaka, por e kishte përnjëmend.
Që 17 hektarë që po të tregoj që atje as kompirat nuk rriten në Bërrnicë të Poshtme”, ka rrëfyer Përparim Rama për dpt te Fidani.