Rama: Jam piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ai ka rekord në nivel të Guinnesit. Rama gjatë një tubimi elektoral në Berat, citohet se ka tënë që është piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën. “Një rekord e kam unë. Dy kam në fakt, një e kam botëror, një kombëtar. Botërori është…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ai ka rekord në nivel të Guinnesit.
Rama gjatë një tubimi elektoral në Berat, citohet se ka tënë që është piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën.
“Një rekord e kam unë. Dy kam në fakt, një e kam botëror, një kombëtar. Botërori është që jam piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën. Dhe jam kryeministri më i mirë mes piktorëve në të gjithë botës. Këtë nuk ma merr njeri. Ky është Guinnes. Rekordin kombëtar që kam është që nga 1912 të gjithë kryeministrat deri këtu, t’i bashkojnë të tërë kilometrat që kanë bërë në Shqipëri janë nuk e di sa xhiro mbrapa meje janë” – ka thënë ai.