Rama ironizon protestën e Berishës: Pasqyrë e alternativës së kalbur

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës, kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në X, ironizoi kryedemokratin, Sali berisha se po përdor akuzat në distancë nga ish-bashkëpunëtori i tij, Arben Ahmetaj, për të frymëzuar demokratët të dalin në protestë. Ndërsa Ahmetaj ndodhet në arrati prej mbi 1 viti, Rama thotë se kjo është pasqyra e vetë…

Lajme

08/02/2025 20:22

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës, kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në X, ironizoi kryedemokratin, Sali berisha se po përdor akuzat në distancë nga ish-bashkëpunëtori i tij, Arben Ahmetaj, për të frymëzuar demokratët të dalin në protestë.

Ndërsa Ahmetaj ndodhet në arrati prej mbi 1 viti, Rama thotë se kjo është pasqyra e vetë Berishës, që nuk asnjë mjet për të ngritur demokratët kundër qeverisë.

Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie

Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë

Rama një këshillë e ka për demokratët, të cilëve u garanton se nëse largojnë Berishën në krye të PD, atëhere mund të kenë shpresë për një opozitë të rilindur.

Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej zgjedhjeve të 11 majit, nga ku protestuesit e sotëm do të dalin jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013 .