Rama: Institucionet po përdoren për të sabotuar të gjitha projektet madhore
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se institucionet po përdoren për të sabotuar projekte, me qëllim të pengimit të zhvillimit të kryeqytetit. Ai në një konferencë për media tha se ndërprerja e punëve në sheshin “Xhorxh Bush” nga Ministria e Kulturës është ndërhyrje ligjore. I pari i kryeqytetit theksoi se një gjë e tillë po…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se institucionet po përdoren për të sabotuar projekte, me qëllim të pengimit të zhvillimit të kryeqytetit.
Ai në një konferencë për media tha se ndërprerja e punëve në sheshin “Xhorxh Bush” nga Ministria e Kulturës është ndërhyrje ligjore.
I pari i kryeqytetit theksoi se një gjë e tillë po bëhet për shkak të interesave politike dhe në dëm të qytetarëve të Prishtinës.
“Sot këtu në sheshin ‘Xhorxh Bush’, përballemi edhe me një ndërhyrje te paligjshme të qeverisë qendrore, e cila ka ndaluar për herë të dytë punimet për projektin që do të transformojë këtë pjesë të kryeqytetit. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për të penguar zhvillimin e kryeqytetit dhe për të mbajtur Prishtinën të bllokuar dhe të pazhvilluar. Kërkesat dhe arsyetimet për ketë ndërhyrje janë të pabaza dhe joligjore. Institucionet që duhet të ishin të pavarura tani po përdoren për të sabotuar të gjitha projektet madhore të kryeqytetit, duke i shërbyer kështu interesave politike dhe duke shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë për gjithë qytetarët e Prishtinës”, tha ai.