Rama inspekton punimet në tunelin e Kurrizit: Do të organizohen koncerte, ekspozita dhe festivale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi kanë vizituar tunelin e Kurrizit ku po realizohen punime. Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky projekt do të përmirësojë qarkullimin dhe infrastrukturën, duke krijuar një hapësirë të re për qytetarë, shkruan lajmi.net. “Tuneli do të shndërrohet në një qendër…

Lajme

22/10/2024 13:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi kanë vizituar tunelin e Kurrizit ku po realizohen punime.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky projekt do të përmirësojë qarkullimin dhe infrastrukturën, duke krijuar një hapësirë të re për qytetarë, shkruan lajmi.net.

“Tuneli do të shndërrohet në një qendër aktive për aktivitete kulturore dhe komerciale 🎨🎶. Do të organizohen koncerte, ekspozita dhe festivale, duke sjellë një atmosferë të re në qytet. Përveç kësaj, tregjet e fermerëve dhe panairet lokale 🌱🎪 do të bëjnë këtë zonë një pikë të rëndësishme takimi për qytetarët”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: