Rama i regon në koment qytetares që u ankua për papastërtinë në kryeqytet: E kemi qit numrin – s’mund të mbajmë edhe kurse për sjellje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar një komenti të një qytetareje që kishte shprehur shqetësim për gjendjen e ambientit në kryeqytet. Në përgjigjen e tij, Rama ka bërë të ditur se komuna ka përcaktuar hapësira të veçanta për hedhjen e mbeturinave – përfshirë edhe ato të ngurta, si dhe ka vënë në dispozicion…

Lajme

21/04/2026 11:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar një komenti të një qytetareje që kishte shprehur shqetësim për gjendjen e ambientit në kryeqytet.

Në përgjigjen e tij, Rama ka bërë të ditur se komuna ka përcaktuar hapësira të veçanta për hedhjen e mbeturinave – përfshirë edhe ato të ngurta, si dhe ka vënë në dispozicion një numër telefoni për organizimin e bartjes së tyre, raporton lajmi.net

Ai theksoi se institucionet po krijojnë kushte më të mira, por nuk mund të marrin përgjegjësi edhe për sjelljen individuale të qytetarëve.

“Ne po mundohemi me kriju lehtesira dhe siguri per investitore. Po mundohemi me i pastru edhe deponite ilegale qe po krijohen nga qytetaret. Kemi caktuar vendin ku duhet te hidhen (dysheke e joga) pervec tjerave. Kemi treguar edhe kend duhet me thirr per me bo bartjen e tyre!!!Per bese, kurse te sjelljes ne qytet nuk po mundemi me mbajt!”, ka shkruar Rama në koment./Lajmi.net/