Rama i quan “idiotë” kritikuesit e Erdoganit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i quajti “idiotë”, kritikët së bashku me ato që ata kanë thënë lidhur me qëndrimet e tij në raport me partneritetin me Turqinë.

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi dje se Turqia është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë dhe nga miqësia me të “nuk kemi parë keq, por mirë”.
I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Kryeministri Rama i quajti “idiotë”, kritikët që nuk patën fjalë të mira lidhur me qëndrimet e tij në raport me partneritetin me Turqinë.
“Turqia është anëtare e NATO’s dhe një nga partnerët tanë strategjikë. Ajo është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë. Kryeministri turk është një mbështetës i kahershëm i shqiptarëve. Qeveria e këtij kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën atë që këta nuk do ta bënin”, u shpreh Rama.
Ai theksoi se Qeveria Turke është ajo që njohu që në minutat e para të lirisë pavarësinë e Kosovës.
Edi Rama në “Ilva Tare Tonight”, deklarata për Erdoganin në 3:34