Rama: I keni ndalë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar sërish për punimet që po bëhen në sheshin “Xhorxh Bush”, e ku këto punime janë ndaluar dy herë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. Rama thotë se punimet janë ndaluar mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston. ”S’ka kufi të miratuar, as koordinata! S’ka perimetër të shpallur në Geoportal! S’ka…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar sërish për punimet që po bëhen në sheshin “Xhorxh Bush”, e ku këto punime janë ndaluar dy herë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.
Rama thotë se punimet janë ndaluar mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston.
”S’ka kufi të miratuar, as koordinata! S’ka perimetër të shpallur në Geoportal! S’ka regjistrim në Kadastër! S’ka publikim në Gazetën Zyrtare! Siç e paska pohuar publikisht edhe ish-ministrja Dumoshi, në vitin 2020, sa ishte ministre e MKRS-së, ka dhënë pëlqimin për mbrojtje dhe përfshirje në listën e trashëgimisë, por IKMM dhe QRTK asnjëherë nuk e kanë përmbyllur procedurën ligjore për regjistrim dhe përcaktim të perimetrit – siç kërkon neni 4.6 i Ligjit Nr. 02/L-88″, ka pohuar Rama.
Më tej, ai ka parashtruar edhe disa pyetje.
‘Ne, po vazhdojmë me insistu në pyetjet: Ku është vendimi që ka hyrë në fuqi?Pse nuk është regjistruar në Kadastër? Pse nuk janë publikuar hartat zyrtare? Kush mban përgjegjësi që e ka dërguar inspektoratin dhe policinë për ndalim të punimeve pa pasur bazë ligjore”, ka deklaruar ai.
Rama thekson se “punën në Kryeqytet nuk mundeni me i ndal me draft-raporte”.