Rama i drejtohet Kurtit: Bllokada nga Ministria e Financave rrezikon shërbimet publike në Kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një shkresë urgjente Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke ngritur shqetësimin se mungesa e përgjigjeve nga Ministria e Financave po e çon kryeqytetin drejt bllokadës financiare. Në një postim publik, Rama ka bërë të ditur se pavarësisht shumë kërkesave zyrtare të adresuara në Ministrinë e Financave,…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një shkresë urgjente Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke ngritur shqetësimin se mungesa e përgjigjeve nga Ministria e Financave po e çon kryeqytetin drejt bllokadës financiare.
Në një postim publik, Rama ka bërë të ditur se pavarësisht shumë kërkesave zyrtare të adresuara në Ministrinë e Financave, institucionet qendrore nuk kanë kthyer përgjigje, gjë që sipas tij, po rrezikon funksionimin e shërbimeve esenciale në Prishtinë.
“Kërkesat tona janë të qarta dhe të bazuara në ligj,” ka theksuar Rama, duke përmendur dy kërkesa kryesore:
- Alokimi i plotë i të hyrave vetanake
- Zbatimi i vlerave të miratuara për Ndarjen Buxhetore 2025