Rama: Heshtje shurdhuese për përfaqësuesit e UÇK-së në Hagë, si ka mundësi që në Kuvend s’u ngrit asnjëherë asnjë rezolutë për gjykimin atje?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot tha se nuk mund të vi në Prishtinë, të flasë në Kuvendin e Kosovës ku u shpallë pavarësisë e të mos përmendet ish-presidenti Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. “Po e përkujtojë një thënie të Rexhep Qosjes sot: Do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot tha se nuk mund të vi në Prishtinë, të flasë në Kuvendin e Kosovës ku u shpallë pavarësisë e të mos përmendet ish-presidenti Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
“Po e përkujtojë një thënie të Rexhep Qosjes sot: Do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk udhëtojmë, pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot as nesër asnjëherë. Kështu mendojmë të gjithë. Vetëm bashkë”, tha Rama.
E ai tha se “Po ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Qosja i kërkonte me patjetër?. Pa Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosjen për të takuar historinë e shqiptarëve këtej bjeshkëve. Sot nuk e dimë dot çfarë rrugë do të kishte marrë fati i Kosovës në këtë shekull, por e dimë se ato qaste vendimmarrjesh të mëdha s’do të kishin ardhur dot ashtu siç erdhën dhe e sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës sesa të ardhmes pa UÇK-në me në krye Hashim Thaçin”,deklaroi Rama.
Ai tha se “Por sot kur jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpallë dhe u firmos pavarësinë e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi vazhdojnë e mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelinë ndërkombëtarë e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj, virtyte e drejtësisë të një shteti të së drejtës”.
Rama deklaroi se nuk e ka diskutuar ndonjëherë as të drejtën e kësaj gjykate, transmeton lajmi.net.
“S’e kam diskutuar ndonjëherë e as sot të drejtën e asaj Gjykatës Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hashimi ka ngritur dorën për të formuar ajo gjykatë.Nuk rrit dot pa ua thënë këtu çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët”, deklaroi Rama.
Rama tha s s’rri dot pa ua thënë vëllazërisht çudinë për faktin se në këtë sallë s’është ndërmarrë asnjëherë një nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike të paktën nga partitë shqiptare të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi.
“Për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësi. Ndoshta ky shqetësim mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është një gjë më e madhe, jo për ata njerëz thjeshtë as për Republikën e Kosovës, por edhe vetë integritetin e drejtësisë ndërkombëtare që kjo Republikë përmes përfaqësuesve të saj në këtë sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën dhe prandaj nuk mund të lihet sipas meje në heshtjen shurdhuese që ushqehet prej gjithfarë motivesh nga fisniket në politikët, që ajo gjë ta bëjë dëmin e vetë deri në fund. Gjithsesi dua ta dini të gjithë ju këtu se nëse Kuvendi i Kosovës kurdo qoftë do të ndërmerrte nismë për t’iu drejtuar shteteve sponsorizuese të Speciales e për të ndarë me to synimin e arsyeshëm për cenimin e të drejtës në këtë gjykim e nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë t’i bashkohej dhe Shqipëria, s’flasë për të tjerët Partia Socialiste do të angazhohej pa asnjë hezitim që kjo rezolutë të vinte në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një propozim në mbledhjen e Kuvendit të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta ngrijë dialogun me Serbinë.
“Në këtë fazë kaq vendimtare, Kosova duhet ta ngrijë, ta ftofi, pa afat, dialogun me Serbinë. Dhe normalizimin e marrëdhënieve duhet ta synojë nëpërmjet dialogut bilateral me BE-në, duke e këputur me nacionalizimin serb, dhe për ta lidhur me Evropën. Kosova mund t’ia jap BE-së provën e padiskutueshme të vullnetit dhe përkatësisë së vet në NATO, duke përmbushur të gjitha kushtet uniletaeralisht, jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve të vet, dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar me kryeqytet Brukselin”, tha Rama./Lajmi.net/