Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen Forcave të Armatosura. Këtë e bëri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.Ai fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit. ”Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”,…
Lajme
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen Forcave të Armatosura.
Këtë e bëri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.Ai fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit.
”Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”, ka shkruar Rama.
Më tutje Rama ka bërë publike dhe adresën se ku mund të aplikojnë.
”Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë”, ka shkruar Rama.