Rama flet për raportet me Albin Kurtin: Është njeri shumë interesant

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për Ballkanin e Hapur.

Lajme

07/04/2022 22:56

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse i qëndron idesë së tij për Ballkanit të Hapur me gjithë kontestimin e Kosovës, Rama është përgjigjur “qind për qind”, duke u shprehur i sigurt se do të vazhdojë mbështetjen ndaj nismës së Ballkanit të Hapur, shkruan lajmi.net.

Tutje, Rama ka folur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Në aspektin njerëzor, raportet janë fantastike, ndërsa në atë politik… Albini është njeri shumë interesant dhe njeri me të cilin ke çfarë të bisedosh, nuk mërzitesh duke biseduar. Në planin politik kemi diferenca, ai është i mandatuar të drejtojë Kosovën dhe unë Shqipërinë. Në fund të fundit jemi dy shtete të ndryshme”, ka deklaruar Rama.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte shprehur kundër idesë së Ballkanit të Hapur, duke thënë se Kosova nuk do të jetë pjesë e saj. /Lajmi.net/