Rama falenderon sërish Bashën: Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira…

Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot zonat e përmbytura në Fier. Por kjo vizitë e Bashës dhe mesazhi që përcolli kanë sjellë edhe reagimin e Kryeministrit Edi Rama, që nuk ka nguruar të shprehë një tjetër falenderim në drejtim të kreut demokrat.

Lajme

03/12/2017 14:39

Në një postim në rrjetin social Rama shkruan “gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe”.

Image