Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për mbështetjen që i dhanë Partisë Socialiste. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga takimet me diasporën dhe ka theksuar se mbështetja e tyre është një sinjal i…

Lajme

20/05/2025 16:33

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për mbështetjen që i dhanë Partisë Socialiste.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga takimet me diasporën dhe ka theksuar se mbështetja e tyre është një sinjal i fortë për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE”, ka shkruar Rama.