Rama fajëson Qeverinë për krizën e mbeturinave në Prishtinë: Ata na bllokojnë në gjejmë zgjidhje, operatorët privatë i dolën në ndihmë “Pastrimit”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në lidhje me mbeturinat në kryeqytet. Ai për këtë e ka fajësuar Qeverinë, që ka thënë se ata po bllokojnë ndërsa Komuna po gjen zgjidhje, duke i dal operatorët privatë në ndihmë “Pastrimit”. “E krijuam kompaninë e re komunale të pastrimit, ashtu siç kanë vepru edhe…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në lidhje me mbeturinat në kryeqytet.
Ai për këtë e ka fajësuar Qeverinë, që ka thënë se ata po bllokojnë ndërsa Komuna po gjen zgjidhje, duke i dal operatorët privatë në ndihmë “Pastrimit”.
“E krijuam kompaninë e re komunale të pastrimit, ashtu siç kanë vepru edhe Obiliqi e Fushë Kosova. Por Prishtinën e bllokuan. MAPL-ja e ka kthy vlerësimin negativ! E kemi arritë marrëveshjen me KfW-në për 100 kamionë shtesë për kompaninë “Pastrimi”. Prap na ka bllokuan. Hekuran Murati veç ka vendos mos me nënshkru! E përderisa Qeveria na bllokon vazhdimisht, çmimin po e paguajnë qytetarët e Prishtinës!”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga UNDP-ja për angazhimin e operatorëve privatë, që t’i dalin në ndihmë kompanisë “Pastrimi” në menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet.
“Me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët i falënderojmë, po gjejmë alternativa për me ua siguru qytetarëve tanë shërbimet bazë. Sepse kjo Qeveri ka vendosë me shpallë armik secilën komunë që nuk udhëhiqet nga Vetëvendosje! Dhe kjo është marrja ma e madhe që e ka pa Kosova, me i lanë qytetarët pa shërbime, veç pse nuk ta kanë votu partinë! Por ne kemi gjet zgjidhje dhe do të gjejmë gjithmonë! Sot, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, dolëm në terren për me pa nga afër angazhimin e operatorëve privatë, që tashmë i kanë dalë në ndihmë kompanisë “Pastrimi” për largimin e mbeturinave në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.
Ai i ka falenderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin ndërsa iu ka kërkuar falje për gjendjen.
“Bllokadat janë jashtë duarve tona, por pasojat po i përjetoni ju. Për me gjetë alternativa e me i vu në punë, po na duhet kohë.Kryeqyteti nuk heq dorë nga qytetarët e vet. Ju jeni qytetarë të këtij vendi pavarësisht që Qeveria s’po ju trajton ashtu!”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: