Rama: Do kemi lajme të mira për procesin e integrimit në BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”. Rama paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, përsa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në BE, shkruan euronewsal. “Nuk flitet për punët e Shqipërisë. Por përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”.
Rama paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, përsa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në BE, shkruan euronewsal.
“Nuk flitet për punët e Shqipërisë. Por përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen me një luftë mizerabël politike. Bëjnë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre dhe me baltën e gjithë inateve të tyre. Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë në tërësi janë në vijë. Është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Negociatat vazhdojnë, por ato lidhen me gënjeshtrën e madhe se janë bllokuar. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë. Dhe sëshpëjti, siç kemi pasur lajmet e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, tha mes të tjerash Rama.