Rama dhe Çeku shtrëngojnë duart, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet për disa çaste

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Komunën e Prishtinës, Përparim Rama, është parë duke u përshëndetur me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për të njëjtën komunë, Hajrullah Çeku. Takimi mes tyre ndodhi në sallën “1 Tetori”, ku po zhvillohet Kampionati Evropian i Esportit. Ky takim vjen në prag të zgjedhjeve komunale të 12…

Lajme

12/07/2025 16:21

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Komunën e Prishtinës, Përparim Rama, është parë duke u përshëndetur me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për të njëjtën komunë, Hajrullah Çeku.

Takimi mes tyre ndodhi në sallën “1 Tetori”, ku po zhvillohet Kampionati Evropian i Esportit.

Ky takim vjen në prag të zgjedhjeve komunale të 12 tetorit, ku të dy pritet të garojnë për postin e kryetarit të Prishtinës. Rama, i cili ka drejtuar kryeqytetin në katër vitet e fundit, dhe Çeku, ministër aktual i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë pasur përplasje të vazhdueshme në vitet e fundit. Rama ka akuzuar publikisht Çekun se ka bllokuar disa prej projekteve kryesore për zhvillimin e Prishtinës, transmeton lajmi.net

Pavarësisht tensioneve të kaluara, përshëndetja mes dy kundërkandidatëve në një ngjarje publike është parë si një moment i rrallë i civilizimit politik në fushatë./lajmi.net/