Rama: Dënimin më të rëndë sipas ligjit për ata që ndezin zjarre qëllimisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë. Mbrëmja e 12 gushtit dhe mëngjesi i datës 13 mund të cilësohen si ndër më të vështirat që ka kaluar vendi për shkak të zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme thuajse…

Lajme

13/08/2025 11:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Mbrëmja e 12 gushtit dhe mëngjesi i datës 13 mund të cilësohen si ndër më të vështirat që ka kaluar vendi për shkak të zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme thuajse në të gjithë vendin, shkruan A2.

“Falënderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë”, thotë Rama.

Më tej, kryeministri shqiptar shtoi se “ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”.