Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në 45-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 ka përkujtuar sot të vrarët. Rama ka theksuar se këto demonstrata u shndërruan në një zë të fuqishëm shoqëror dhe politik, duke reflektuar kërkesat për avancim të statusit dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve. Sipas tij, këto demonstrata mbeten dëshmi e…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në 45-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 ka përkujtuar sot të vrarët.
Rama ka theksuar se këto demonstrata u shndërruan në një zë të fuqishëm shoqëror dhe politik, duke reflektuar kërkesat për avancim të statusit dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.
Sipas tij, këto demonstrata mbeten dëshmi e guximit qytetar dhe e përkushtimit ndaj lirisë dhe drejtësisë.
“Sot, duke i kujtuar këto zhvillime, nderojmë të gjithë ata që kontribuuan me përgjegjësi dhe sacrifice”, ka shkruar Rama në Facebook.