Rama del sërish dhe sheh nga afër dëmet e protestës: Në protestë ka “duar të huaja”, kjo nuk ka lidhje fare me studentët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas protestës së madhe të studentëve. Rama mbajti fjalën nga një objekt i djegur, duke thënë se në këtë protestë ka “duar të huaja”. Sipas Ramës, në protestë ka duar të huaja, pasi nuk duan të mirën e Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria përjetoi një tërmet para disa vitesh…

Lajme

16/10/2026 08:23

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas protestës së madhe të studentëve.

Rama mbajti fjalën nga një objekt i djegur, duke thënë se në këtë protestë ka “duar të huaja”.

Sipas Ramës, në protestë ka duar të huaja, pasi nuk duan të mirën e Shqipërisë.

Ai tha se Shqipëria përjetoi një tërmet para disa vitesh dhe ata që humbën shtëpi, sot jetojnë në shtëpi më të mira.

“Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo është po ajo dorë që e ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur njëherë Shqipërinë dhe që është gati ta djeg përsëri. As ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët e as ata që pastaj në mbrëmje ndikojnë revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë fare me problemet e studentëve”.