Rama del jashtë fjalimit të tij të shkruar: Fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike, nuk ndryshojnë asgjë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë jashtë fjalimit të tij të shkruar në konferencën për ndryshime kilmatike që po mbahet në Baku – ai tha se la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë” pasi i pa liderët e djeshëm të bënin deklaratat e tyre në ‘ekranet e heshtura’ mbi kolltukë të rehatshëm në…

Lajme

13/11/2024 09:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë jashtë fjalimit të tij të shkruar në konferencën për ndryshime kilmatike që po mbahet në Baku – ai tha se la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë” pasi i pa liderët e djeshëm të bënin deklaratat e tyre në ‘ekranet e heshtura’ mbi kolltukë të rehatshëm në një dhomë ngjitur në ambientet e COP29 në Baku dje, shkruan The Guardian.

“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografohen së bashku – ndërsa imazhet e liderëve pa zë janë vazhdimisht në sfond”, tha ai. “Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona – plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike – nuk ndryshojnë asgjë”.

“Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?” pyeti Rama.

“Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota?”.