Rama bisedon me Diellan për bllokadën e PD-së në Kuvend: Ajo më tha që kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon
Në ditën kur legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë nisi punimet me tensione dhe përplasje politike, kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj aksionit të opozitës, që udhëhiqet nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka treguar një bisedë me ministren e re të Prokurimit Publik dhe…

Lajme
Në ditën kur legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë nisi punimet me tensione dhe përplasje politike, kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj aksionit të opozitës, që udhëhiqet nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka treguar një bisedë me ministren e re të Prokurimit Publik dhe Inteligjencës Artificiale, Diella, duke përdorur tone filozofike dhe therëse ndaj opozitës.
“Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet, e pyeta. Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, m’u përgjigj,” shkroi Rama, transmeton lajmi.net.
Mesazhi i tij vjen si një koment i koduar politik mbi përpjekjet e opozitës për të bllokuar punimet e Kuvendit, në një seancë që shënon fillimin e legjislaturës së re, pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Partia Demokratike, e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar një sesion të tensionuar parlamentar, duke kundërshtuar masat dhe politikat e mazhorancës.
Ndërkohë, Rama ka zgjedhur të përgjigjet me tone ironike dhe të përmbajtura, duke përdorur edhe ministren Diella si figurë simbolike të qasjes së re teknologjike dhe të ftohtë ndaj konfliktit politik./lajmi.net/