Rama bëhet totalisht transparent (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur një metodë ndryshe për t’iu përgjigjur akuzave të ndryshme, qoftë nga Opozita apo edhe nga mediat.

Lajme

15/10/2015 18:42

Qeveria në Tiranë ka krijuar një portal online të emëruar “transparenca.al”, ku do të gjejnë përgjigje të gjitha palët që kanë dyshime lidhur punën e kësaj qeverie.

Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nga sot, në portalin më të ri transparenca.al do të gjeni fakte, shifra dhe prova konkrete mbi shtrembërime, akuza, shpifje në adresë të qeverisë. Ky portal vjen si nevojë për të komunikuar me publikun pa dorashkat e retorikës politike dhe pa ndërmjetësinë rëndom deformuese të të tretëve”, ka shkruar Rama./lajmi.net/

http://transparenca.al/